Ndërlidhjet

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do t'i lejojë kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë të mbajnë tubime zgjedhore në Kosovë. Zëdhënësja e UNMIK-ut, Mechtilde Henneke deklaroi për Evropën e Lirë se tubimet parazgjedhore të kandidatëve për kryetar të Serbisë nuk do të mbahen në Kosovë, për shkaqe sigurie.
Ajo tha se tubimet e tilla nuk do të lejohen as në veriun e Kosovës, të dominuar nga popullata serbe.
Ndërkohë njoftohet se në garat presidenciale të Serbisë do të merr pjesë edhe pretendentja e fronit mbretëror Elizabeta Karagjorgjeviq.
XS
SM
MD
LG