Ndërlidhjet

BAGDAD


Edhe një ushtar amerikan u akuzua për abuzimin e të burgosurve irakienë në burgun Abu Ghraib.
Rreshteri i policisë Charles Graner ngarkohet me 7 akuza.
Deri tani janë akuzuar 7 ushtarë të Shteteve të Bashkuara.
Po sot, forcat amerikane liruan mbi 300 të burgosur irakienë nga burgu Abu Ghraib, disa nga të cilët thanë se janë keqtrajtuar dhe poshtëruar nga amerikanët.
Në Londër, dy myslimanë, shtetas britanikë të liruar së fundi nga baza e Guantanamos gjithashtu thanë se kanë qenë subjekt keqtrajtimesh sa ishin në burg.
XS
SM
MD
LG