Ndërlidhjet

NAJAF


Trupat amerikane dhe luftëtarët besnikë të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr zhvilluan përleshje të ashpra në qytetin e shenjtë shiit Najaf.
Të mbështetura nga tanke dhe helikopterë, trupat amerikane lëvizën më afër qendrës së Najafit.
Raportohet se xhamia e Imam Aliut ka pësuar dëme të lehta.
Derisa palët e akuzojnë njëra tjetrën, gjeneral brigade Mark Kimmit tha:
"Është me rëndësi të kuptohet se ne nuk e kemi sulmuar xhaminë e Imam Aliut. Ne vazhdojmë t'i respektojmë linjat e kuqe të përcaktuara nga klerikët shiitë, edhepse disa grupe i kanë shfrytëzuar ato për t'i vrarë policët irakienë dhe forcat e koalicionit", tha gjenerali Kimmit.
Ndërkohë, administratori i Irakut Paul Bremer tha se nëse administrata e re pas 30 qershorit do të kërkojë largimin e Amerikës, Uashingtoni do ta përmbushë këtë kërkesë.
"Ne nuk qëndrojmë në vendet ku nuk na duan. Nëse qeveria e përkohshme do të kërkojë të largohemi, ne do të shkojmë", tha Bremer, duke shtuar se përbërja e qeverisë së përkohshme, e cila do ta drejtojë vendin pas 30 qershorit, ende është çështje diskutimi.
XS
SM
MD
LG