Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Kosova në të ardhmen e saj jo të largët mund të jetë anëtare solide e institucioneve të Aleancës Veriatlantike, por mënyra e vetme që ta arrijë këtë qëllim është që ajo të tregohet e përkushtuar për ngritjen e një shoqërie ku zbatimi i ligjit do të jetë i garantuar", ka thënë sot në Prishtinë komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Gregory Johnson.
Këto komente Johnson i ka bërë pas takimit me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi.
Johnson më pas qëndroi në Mitrovicë ku pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës tha se "NATO-ja nuk ka strategji të re për Kosovën dhe se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes dialogut".
XS
SM
MD
LG