Ndërlidhjet

MOSKË


Këshilltarja për siguri kombëtare e presidentit Bush, Condoleeza Rice ka biseduar sot në Kremlin me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në një komunikatë të zyrës së Putinit thuhet se ata kanë biseduar për çështje të ndryshme lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për problemet më të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë edhe situatën në Irak dhe në Lindjen e Mesme.
Zyrtarët amerikanë patën thënë se vizita e këshilltares Rice do të përqendrohet në afatin e 30 qershorit për dorëzimin pushtetit një administrate kalimtare të Irakut dhe për një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për Irakun. Rice pritet të takohet sot edhe me ministrin rus të mbrojtjes, Ivanov.
XS
SM
MD
LG