Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka thënë sot në një fjalim përmes radios drejtuar kombit se forcat amerikane do të mbeten në Irak edhe pas 30 qershorit, kur është planifikuar dorëzimi i pushtetit tek autoritetet irakiene. Kjo deklaratë ka ardhur pasi Skeretari amerikan i shtetit Colin Powell ka thënë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara do të largohet nga Iraku, nëse qeveria kalimtare e pas 30 qershorit do të kërkojë një gjë të tillë.
"Nuk ka dyshim se qeveria kalimtare e Irakut do ta mirëpresë vazhdimin e pranisë sonë ushtarake", tha Powell, pas takimit me ministrat e jashtëm të G-8 në të cilin bëjnë pjesë shtatë vendet më të zhvilluara të botës dhe Rusia.
Në fjalimin e tij të sotëm presidenti Bush ka thënë gjithashtu se keqtrajtimet e të burgosurve së në Irak nuk do të ndodhin më kurrë.
XS
SM
MD
LG