Ndërlidhjet

BAGDAD


Komandanti i forcave të koalicionit në Irak, gjenerali amerikan Richardo Sanchez, kërkoi që sa më shpejt t'i jepet fund kryengritjes së ithtarëve të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr.
Derisa Sanchez i bëri këto komente, në Qerbela, Najaf dhe në disa pjesë të Bagdadit vazhdonin luftimet.
Ushtria amerikane tha se të paktën 4 pjesëtarë të milicive shiite ishin vrarë në Qerbela, ndërsa 21 të tjerë në rrethinën e Bagdadit.
Në Mosul, 4 njerëz u vranë dhe të paktën 17 u plagosën në një sulm me mortaja në qendrën e rekrutimit ushtarak.
Policia tha se predha qëlloi një grup civilësh që prisnin radhë për t'iu bashkuar ushtrisë irakiene.
Ushtria amerikane njoftoi edhe për vdekjen e 5 ushtarëve të saj.
Prej ndërhyrjes në Irak, numri i ushtarëve të vrarë amerikanë ka arritur në 570.
XS
SM
MD
LG