Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ricardo Sanchez ka thënë se shumë shpejt do t'i jepet fund rebelimit të përkrahësve të klerikut radikal Moqtada al-Sadr. Komentet e gjeneralit Sanchez kanë pasuar njoftimet për vrasjen e 21 kryengritësve në përleshjet e 24 orëve të fundit në lagjen e Bagdadit të quajtur qyteti i Sadrit.
Presidenti amerikan George Bush ka thënë dje se shumica e irakienëve kundërshtojnë milicitë e al-Sadrit. "Populli i Irakut kundështon veprimet e kësaj milicie ilegale dhe udhëheqësit fetarë shiitë kanë kërkuar tërheqjen e tyre, tha Bush duke përkujtuar se ditët e fundit edhe qytetarët e thjeshtë të Irakut kanë demonstruar në rrugë duke kërkuar largimin e militantëve nga rrugët dhe qytetet e tyre.
XS
SM
MD
LG