Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sulmues i armatosur ka vrarë së paku dy punëtorë të koalicionit sot në Irak.
Një ushtar amerikan ndërkaq është vrarë në një pritë dhe një tjetër është plagosur në këtë sulm.
Ndërkohë është njoftuar edhe për një shpërthim në afërsi të selisë së forcave amerikane, por nuk janë dhënë detaje.
Njoftimet thonë se trupat amerikane janë përleshur sot sërish në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.
Tanket amerikane janë pozicionuar në qendrën e qytetit, në afërsi të disa vendeve të shenjta, duke ua kthyer zjarrin luftëtarëve të Ushtrisë së Mehdiut, besnike ndaj Moqtada al-Sadrit.
XS
SM
MD
LG