Ndërlidhjet

SHUNEH, JORDANI


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka kundërshtuar shkatërrimin e shtëpive palestineze nga Izraeli dhe ka bërë thirrje për ndërprerjen e qarkut të fundit të dhunës. "Në kundërshtojmë shkatërrimin e shtëpive. Nuk mendojmë se kjo është produktive. E dimë se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje, mirëpo kundërshtojmë veprimet e këtilla", tha Powell, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Jordani.
Ndërkohë Gjyqi Suprem i Izraelit ka hequr sot ndalesën e përkoshme për rrënimin e shtëpive në kamp, duke theksuar se kjo është e nevojshme për arsye sigurie.
Zyra e Kombeve të Bashkuara ka vlerësuar se buldozerët izraelitë kanë shkatërruar më shumë se 80 shtëpi vetëm të mërkurën, duke lënë të pastrehë rreth 1.100 palestinezë.
XS
SM
MD
LG