Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri britanik Tony Blair ka arritur sot në Turqi për një vizitë të shkurtër pune dhe për të biseduar me udhëheqësit turq.
Blair pritet të takohet me presidentin Sezer dhe me kryeministrin Erdogan. Bisdeimet pritet të prekin çështjet lidhur me Irakun, përpjekjet kundër terrorizmit dhe synimin e Turqisë për t'iu bashkuar Unionit Evropian.
Disa orë para arritjes së kryeministrit Blair, së paku tri
bomba të vogla kanë shpërthyer në afërsi të degëve të një banke britanike në qytetet turke të Ankarasë dhe Stambollit mbrëmë, duke shkaktuar dëme të vogla, por jo edhe viktima.
XS
SM
MD
LG