Ndërlidhjet

BAGDAD


Shefi i Këshillit Qeverisës të Irakut që ka mbështetjen e forcave të koalicionit, Abdul Zahra Othman Mohammad, i njohur edhe si Izzedin Salim është vrarë sot nga shpërthimi i një bombe në Bagdad. Ai ishte në mesin e së paku nëntë pesonave që humbën jetën kur bomba shkatërroi tri vetura që po prisnin në radhë në një postbllok në kampin kryesor të forcave amerikane.
Izzedin Salim është anëtari i dytë i Këshillit Qeverisës që është vrarë që nga themelimi në korrik të vitit të shkuar.
Zëdhënësi i koalicionit Dan Senor tha:
"Ne në mënyrë të vazhdueshme shohim sigurinë e anëtarëve të Këshillit Qeverisës të Irakut dhe bëjmë përmirësimet e nevojshme. Jemi në procesin e krijimit të një force profesionale për mbrojtjen e qeverisë irakiane, që do të ndërtohet në bazë të modelit të shërbimeve amerikane të kundërzbulimit."
Burimet amerikane deklaruan se sulmi sipas të gjitha gjasave është vepër e terroristit Abdul Zahra Mohamed.
Kjo vrasje është dënuar ashpër nga udhëheqësit irakianë dhe botërorë.
XS
SM
MD
LG