Ndërlidhjet

BAGDAD


Pushteti do t'i dorëzohet irakianëve deri më 30 qershor, pavarësisht nga vrasja e shefit të Këshillit Qeverisës të Irakut, Izet Salim, nga një sulm vetvrasës, ka deklaruar presidenti amerikan Bush. E njëjta deklaratë është përsëritur gjatë ceremonisë së sotme të varrimit të Izet Salimit edhe nga administratori i Irakut, diplomati amerikan Paul Bremer. Nga sulmi në fjalë humbën jetën Salim dhe së paku 6 persona të tjerë. Përgjegjësinë e ka marrë përmes një deklarate në internet një grup i panjohur i vetquajtur Lëvizja për Rezistencë arabe
Ndërkaq në Qerbela raportohet për disa kryengritës të vrarë pas përleshjeve të forcave amerikane me ithtarët e klerikut radikal Moqtada al Saddr. Po sot ushtria amerikane njoftoi për dy ushtarë të vrarë në perëndim të Bagdadit. Ndërkaq nga Bagdadi sot janë tërhequr për në Rusi mbi 100 punëtorë të kompanive energjetike ruse.
XS
SM
MD
LG