Ndërlidhjet

RAFAH – RRIPI I GAZËS


Së paku 12 palestinezë janë vrarë e 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve në Rafah, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Forcat izraelite kanë rrethuar Rafahun, duke e shkëputur nga pjesa tjetër e Gazës.
Zëdhënësi i i ushtrisë izraelite, Sharon Feingold e përshkruajti sulmin e sotëm në Rafah si një operacion antiushtarak.
"Ne kemi vepruar në Rafah me qëllim që të qëllojmë në kokën e infrastrukturës terroriste, veçanërisht në tunelet, që po përdoren për kontrabandimin e armëve në Rripin e Gazës. Këto armë po përdoren pastaj për të qëlluar civilët izraelitë, tha Sharon Feingold."
Nga ana tjetër në Kombet e Bashkuara vendet arabe kanë kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar shkatërrimin e shtëpive të palestinezëve nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës. Kjo kërkesë erdhi pas akuzave të fundit të Amnesty international, e cila i ka cilësuar këto aksione si "krime lufte".
XS
SM
MD
LG