Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Pushteti do t'i dorëzohet irakianëve deri më 30 qershor, pavarësisht nga vrasja e shefit të Këshillit Qeverisës të Irakut, Izet Salim, deklaroi gjatë ceremonisë së varrimit të Izet Salimit administratori i Irakut, Paul Bremer.
Në Qerbela raportohet për disa kryengritës të vrarë pas përleshjeve të forcave amerikane me ithtarët e klerikut radikal Moqtada al Sadr. Po sot ushtria amerikane njoftoi për dy ushtarë të vrarë në perëndim të Bagdadit. Ndërkohë, një zëdhënës i Ushtrisë amerikane tha se më 21 maj ushtria do të lirojë edhe 472 të burgosur nga burgu i Abu Ghraib-it në Bagdad, i cili qe bërë qendwr e skandalit të abuzimit.
XS
SM
MD
LG