Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një ushtar amerikan është dënuar me një vit burg, pasi që është shpallur fajtor për abuzimin dhe poshtërimin e të burgosurve irakienë në Bagdad. Gjykata Ushtarake ka larguar nga ushtria Jeremy Sivitsin për sjelljen e keqe në rastin e abuzimit të të burgosurve irakienë.
"Do të doja t'i kërkoja falje popullit të Irakut dhe atyre të burgosurve, tha Sivits, duke i rrjedhur lotët.
"Është dashur t'i mbrojë këta të burgosur dhe jo të bëjë fotografi, por nga kjo kam marrë një mësim të madh", tha Jeremy Sivits.
Ndërkaq, Abaz Jasim Abaz i afërm i një prej të burgosurve në burgun e Abu Graibit për Evropën e Lirë tha:
"Ne po presim rezultatet e asaj që quhet demokraci amerikane. Ne po presim sot të shohim se çfarë do të bëjë drejtësia e kësaj demokracie ndaj atyre që kanë bërë veprime të rënda kundër vëllezerve dhe motrave irakienë, tha Jasim Abaz.
XS
SM
MD
LG