Ndërlidhjet

RRIPI I GAZËS


Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 10 palestinezë dhe kanë plagosur 50 të tjerë, derisa ata po protestonin në Rafah, kundër vërsuljeve të Izraelit në Rripin Jugor të Gazës. Izraelitët kanë gjuajtur turmën e protestuesve me raketa dhe kanë hapur zjarr nga tanket.
Liga Arabe, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia i dënuan vërsuljet e ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Rafah. Ndërsa presidenti Bush, kërkoi nga Izraeli dhe Palestina që të përmbahen nga dhuna:
" Unë vazhdoj të kërkoj përmbajtje. Është thelbësore që të respektohen jetët e pafajshme, me qëllim që ne të arrijmë paqen," tha Bush.
XS
SM
MD
LG