Ndërlidhjet

BAGDAD


6 autobusë kanë shoqëruar 472 të burgosurit irakianë të burgut Abu Graib, që janë liruar sot, bëjnë të ditur burimet ushtarake amerikane. Burgu Abu Graib, që gjendet në Bagdad, është në qendër të skandalit për keqtrajtimin e të burgosurve irakianë nga ushtarët amerikanë. Ky është kontigjenti i dytë i të burgosurve që po lirohet, derisa javën e kaluar u lanë të lirë 293 të tjerë.
"Të gjithë pavionët në burg janë të mbushur plot. Në secilin nga ta janë rreth 400 deri në 500 të burgosur. Ata nuk respektohen. Pas skandalit me foto, trajtimi ka ndryshuar dhe kanë filluar të na japin ushqim më të mirë," thotë Davod Selman, i sapoliruar nga burgu.
Burimet nga Uashingtoni njoftojnë se kanë filluar hetimet për vdekjen e katër të burgosurve irakianë, trupi i njërit prej të cilëve shihet në disa nga fotografitë ku tregohen ushtarët e koalicionit duke abuzuar me të burgosurit. E përditshmja amerikane Uashington Post ka publikuar sot foto të reja.
XS
SM
MD
LG