Ndërlidhjet

BAGDAD


Kleriku radikal Moqtada al- Sadr, luftëtarët e të cilit po përleshen me forcat amerikane në Irak, u tha përkrahësve të tij që të vazhdojnë luftimet madje edhe në rast se ai vritet. Sot në mëngjes ka pasur luftime të reja mes ithtarëve të al-Sadrit dhe forcave amerikane, me ç'rast janë vrarë 18 militantë. Burimet amerikane theksojnë se përleshja e sotme nisi pas sulmit të nxitur nga militantët.
Luftëtarët shiitë kanë ndaluar sot një gazetar spanjoll, pak kohë pasi që ai raportoi për tërheqjen e forcave të fundit spanjolle nga Iraku. Radioja shtetërore njoftoi se korrespondenti i saj Fran Sevilla nuk është i lënduar.
XS
SM
MD
LG