Ndërlidhjet

RAFAH


Izraeli ka filluar të tërhiqet nga kampi i refugjatëve Rafah, në Rripin e Gazës. Ushtria tha se ka filluar një ridislokim, megjithatë, një kontigjent do të vazhdojë kërkimet për armët e kontarbanduara në tunelet deri në kufirin me Egjiptin. Presioni ndërkombëtar mbi Izraelin u rrit pasi që një raketë izraelite dhe zjarri nga tanku mbytën 10 palestinezë, që po protestonin të mërkurën në Rafah. Forcat izraelite thanë se armët janë shkrepur gabimisht. Të paktën 40 palestinezë përfshirë, civilë, gra dhe fëmijë kanë humbur jetën që nga e marta, ndërkaq janë shkatërruar 40 shtëpi palestineze, në të cilat sipas ushtrisë izraelite po strehoheshin terroristët.
XS
SM
MD
LG