Ndërlidhjet

LUCERN


Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe jugu i Serbisë kanë vlerësuar sot bashkërisht në Lucern se statusi i pazgjidhur i Kosovës është shkaktar i shumë problemeve në rajon. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaqi ka hedhur poshtë planin e qeverisë së Serbisë për Kosoëvn duke e cilësuar atë jolegjitim. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk do të ketë, derisa nuk do të zgjidhet statusi i Kosovës.
Përfaqësuesja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Edita Tahiri duke folur për ngjarjet e marsit ka thënë se ato kanë qenë reaksion ndaj institucioneve paralele serbe.
Ndërkaq, ish-ministri i jashtëm i Serbisë e Malit të Zi Goran Svilanoviq ka thënë se duhet përqëndruar në zhvillimet e tashme, ndërsa historinë duhet lënë prapa. Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Arbën Xhaferi ka thënë se standardet janë blerje e kohës, ndërsa koordinatori për kthim në qeverinë e Kosovës, Milorad Todoroviq, ka thënë se serbëve para se gjithash u duhet siguruar ekzistencën biologjike, gjë që edhe synohet siç ka thënë ai, me planin e qeverisë serbe për decentralizimin.
XS
SM
MD
LG