Ndërlidhjet

BAGDAD


Një automjet bombë ka shpërthyer afër shtëpisë së zëvendësministrit të brendëshëm të Irakut në Bagdad me ç'rast së paku 5 veta kanë vdekur, nga të cilët 4 janë policë irakianë.Agjencitë thonë se në këtë sulm është plagosur edhe zëvendësministri Abdyl Xhabar Jusuf.
Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme tjera.
Nga ana tjetër disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qendër të Bagdadit, jo shumë larg nga Shtabi qendror i forcave amerikane. Shkaku i shpërthimeve nuk dihet.
XS
SM
MD
LG