Ndërlidhjet

logo-print

LUCERN


Përfundoi në Lucern konferenca "Shqiptarët dhe fqinjtë e tyre". Njëra nga temat e sotme ishte plani i qeverisë serbe për decentralizimin në Kosovë dhe vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
"Përfaqësuesit e Kosovës vlerësuan se për decentralizimin duhet të vendoset në Kosovë dhe se tashmë institucionet e Kosovës dhe Këshilli i Evropës janë duke punuar për këtë çështje.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaqi ka hedhur idenë që në Kosovë të adoptohet modeli i Marrëveshjes së Ohrit për rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike.
Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi, që do t'i hapte udhë edhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Përfaqësuesit maqedonë dhe shqiptarë të Maqedonisë përsëritën se koalicioni i tyre qeverisës më nuk është ndëretnik, por koalicion politik në të cilin anëtarët kanë qëllime të njëjta për vendin e tyre.
Për rolin e Shqipërisë në rajon kanë folur edhe Ilr Meta e Genc Pollo.
XS
SM
MD
LG