Militantët shiitë i kanë thënë klerikut Moqtada al Sadr se do të prfundojnë praninë e tyre të armatosur në Najaf dhe Qerbela vetëm pasi trupat amerikane të tërhiqen nga këto qytete. Ndihmësi i klerikut shiit, Qais al-Kfazali tha se forcat shiite kanë kërkuar garanci për moskthimin e trupave amerikane. Pas disa ditë luftimesh me militanët shiitë në Qerbela, forcat amerikane janë ripozicionuar, por nuk janë tërhequr.