Ndërlidhjet

BAGDAD


Një automjet bombë ka shpërthyer afër shtëpisë së zëvendësministrit të brendshëm të Irakut në Bagdad me ç'rast së paku 5 veta kanë vdekur, nga të cilët 4 janë policë irakianë. Në këtë sulm është plagosur edhe zëvendësministri Abdyl Xhabar Jusuf.
Nga ana tjetër ushtria amerikane përsëriti sot se ka qëlluar militantët dhe jo civilët në sulmin e javës së kaluar në një shtëpi në Irakun perëndimor në kufi me Sirinë. Më shumë se 40 persona qenë vrarë, për të cilët zyrtartë irakianë thanë se ishin në një ceremoni martese.
XS
SM
MD
LG