Ndërlidhjet

TUNIS


Liderët arabë përfunduan sot samitin e tyre dyditor, në të cilin ndër të tjera kanë diskutuar edhe rreth situatës së fundit në Irak dhe konfliktit arabo-izraelit.
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Moussa, duke lexuar konkluzionet e samitit tha:
"Ne, liderët botërorë arabë, theksojmë nevojën për përkushtimin e të gjithë faktorëve ndërkombëtarë që të respektojnë parimet ndërkombëtare legjitime dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin arabo-izraelit. Këto parime do të duhej të jenë bazë e ndonjë rezolute tjetër për konfliktin, në përputhje me konkluzat e samitit arab dhe me propozimin ndërkombëtar për ndërrimin e hartës në Lindjen e Mesme", tha Moussa.
XS
SM
MD
LG