Ndërlidhjet

logo-print

CRAWFORD\TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka pësuar lëndime të vogla në rrëzimin nga biçikleta në rançin e tij në Teksas.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Trent Duffy tha se presidenti 57 vjeçar kishte kaluar me biçikletë rreth 25 kilometra, në çastin kur kishte rrëshqitur shkaku i baltës së krijuar nga shiu i fundit.
XS
SM
MD
LG