Ndërlidhjet

logo-print

AMSTERDAM


Sekretari amerikan për Energji Spencer Abraham tha se Arabia Saudite ka premtuar të rrisë prodhimtarinë e naftës në qershor më 9.1 milionë fuçi në ditë. Abraham i bëri këto komente në Amsterdam pas takimit me ministrin saudit të Naftës Ali al-Naimi.
Edhe sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara John Snoë ka sinjalizuar një lëvizje të tillë në tregun botëror të naftës.
"Jemi të kënaqur se disa vende prodhuese të naftës kanë treguar interesim për shtimin e prodhimit. Shpresojmë se të tjerat do ta ndjekin këtë hap," tha Snoë.
Dje në Nju Jork ministrat e financave të 7 vendeve më të industrializuara u bënë thirrje vendeve të OPEC-ut ta shtojnë prodhimin e naftës, me qëllim të ules së çmimit të saj në tregun botëror.
XS
SM
MD
LG