Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit ka filluar diskutimet për një rezolutë të re të Irakut, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.
Ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara Jones Perry tha se rezoluta ka të bëjë me dorëzimin e pushtetit tek autoritetet irakiene më 30 qershor.
"I tërë sovraniteti do t'i kthehet irakianëve. Qeveria e përkohshme e Irakut do të marrë përgjegjësi të plota për sovranitetin e saj dhe rezoluta propozon që një forcë ndërkombëtare me lejen, me konsultimin dhe me partneritetin e qeverisë, të operojë në Irak," tha Perry.
XS
SM
MD
LG