Ndërlidhjet

BAGDAD


Liderët ndërkombëtarë mirëpritën me rezerva draftin për një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për Irakun të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, që formalisht do t'i jepte fund okupimit të Irakut.
Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer tha se drafti siguron, sic e quajti ai një 'bazë të mirë' për konsensus në Irak. Ndërsa homologu i tij francez, Michel Barnier tha se duhen bërë përmirësime.
Reagimi i parë i Rusisë ka qenë se drafti ngrit për diskutim disa çështje. Ndërkaq, vetë kreu i qeverisë së përkohshme të Irakut e mirëpriti atë, por tha se Iraku do të duhej të kishte kontroll të plotë mbi fondet për zhvillim dhe rindërtim si dhe të drejtën për t'u thënë trupave të huaj që ta braktisin Irakun.
XS
SM
MD
LG