Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik Toni Blair tha se koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkura në Irak i duhet leja e qeverisë së përkohshme të Irakut, për veprimet e tyre ushtarake pas bartjes së pushtetit më 30 qershor.
"Nëse duhet ndonjë vendim për shembull për të shkuar në Fallujah, kjo duhet të bëhet me lejen e qeverisë së Irakut, dhe përfundimisht kontrolli politik i mbetet qeverisë së Irakut," tha Blair.
Ndërkaq ministri i Mbrojtjes i Irakut Ali Allawi gjatë qëndrimit të tij në Londër tha se pas kalimit të pushtetit më 30 qershor, pret që trupat e huaj të braktisin Irakun pas disa muajsh dhe jo pas disa vitesh.
XS
SM
MD
LG