Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët më të lartë të drejtësisë amerikane kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për të gjetur 7 persona të cilët planifikojnë të kryejnë sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me Al-Kaidën.
Shefi i drejtësisë John Ashcroft ka bërë publike fotot e 7 personave, në mes të cilëve janë një grua pakistaneze, dy qytetarë kanadezë dhe një amerikan i konvertuar në fenë islame.
"Të shtatë kanë lidhje me kërcënimet e mundshme terroriste në Shtetet e Bashkuara. Ata të gjithë paraqesin rrezik për Amerikën dhe besohet se janë të armatosur", tha Ashcroft.
Në të tjera zhvillime në luftën kundër terrorizmit, zyrtarët pakistanezë thanë se sulmi i djeshëm në Karaci pranë konsullatës amerikane është vepër e Al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG