Ndërlidhjet

logo-print

NAJAF


Kanë shpërthyer luftime të reja në qytetin e Najafit, një ditë pas marrëveshjes për armëpushim mes forcave amerikane dhe milicëve të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr. Njoftohet për 5 irakianë të vrarë dhe 14 të lënduar në përleshjet mes forcave amerikane dhe luftëtarëve shiitë.
Kurse, nga përleshjet në Kufa janë vrarë dy persona.
Në Bagdad janë vrarë dy gazetarë japonezë.
Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se ka liruar edhe rreth 600 të burgosur irakienë nga burgu Abu Ghraib.
Në zhvillime të tjera, Këshilli Qeverisës i Irakut ka emëruar Iyad Allawi, një mjek mysliman shiit, i shpërngulur për shumë vite, për kryeministër të qeverisë së re të Irakut.
XS
SM
MD
LG