Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak ka mirëpritur emërimin e Iyad Allawit, kryeministër të qeverisë së re të Irakut, por ende nuk është e qartë nëse ky do të jetë propozimi përfundimtar për kreun e qeverisë .
Ndërkohë kanë shpërthyer luftime të reja në qytetin e Najafit, një ditë pas marrëveshjes për armëpushim mes forcave amerikane dhe milicëve të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr. Njoftohet për disa irakianë të vrarë dhe ushtarë amerikanë të lënduar në përleshjet mes forcave amerikane dhe luftëtarëve shiitë në qytetin e Najafit dhe të Kufasë. Por, koalicioni ushtarak në Irak ka shfaqur shpresën se marrëveshja me al-Sadrin do të mbahet.
XS
SM
MD
LG