Ndërlidhjet

logo-print

NAXHAF


Forcat e koalicionit kanë shkëmbyer zjarr me militantët e Moktda al Sadrit në Naxhaf dhe Kufa, të Irakut, në ditën e dytë të armëpushimit.
Njoftohet për tre irakianë dhe dy ushtarë amerikanë të vrarë në luftimet gjatë 24 orëve të fundit në këto qytete.
Në të tjera zhvillime zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scot MecClellen lidhur me kalimin e pushtetit tek vendorët dhe emërimin e kryeministrit tha:
"Të gjithë po shihni që procesi për emërimin e qeverisë irakiane dhe krijimi i saj në kohë, në mënyrë që të marrë pushtetin më 30 qershor, po ecën përpara. Po shohim përparime të dukshme, por do t'ia lëmë të dërguarit të Kombeve të Bashkuara, zotit Brahimi që të bëjë publike në kohë rezultatet konkrete."
XS
SM
MD
LG