Ndërlidhjet

KABUL


36 të dyshuar si militantë talibanë janë arrestuar në rrethinat e kryeqytetit afgan, Kabul, nga paqeruajtësit ndërkombëtarë dhe agjentët afganë të sigurisë.
Sipas burimeve të forcave ndërkombëtare, në mesin e të arrestuarve janë dhe një trafikant i lëndëve shpërthyese si dhe një person që nxiste studentët e Universitetit të Kabulit të ndërmerrnin sulme vetvrasëse kundër forcave paqeruajtëse.
Në të tjera zhvillime forcat amerikane kanë bombarduar pozicionet e militantëve të dyshuar në kufirin afgano-pakistanez.
XS
SM
MD
LG