Ndërlidhjet

KHOBAR/ARABIA SAUDITE


Zyrtarët sauditë të sigurisë thanë se forcat e tyre komando i kanë shpëtuar shumicën e 50 të huajve, që ishin rrëmbyer nga militantët e dyshuar të Al-Kaidës në qytetin Khobar.
Policia tha se dy udhëheqësit e rrëmbyesve janë kapur ndërsa dy rrëmbyesit tjerë janë vrarë.
Operacioni i lirimit filloi mëngjesin e sotëm pasi helikopterët ushtarakë sauditë i lëshuan forcat speciale në pullazin e ndërtesës ku ekstremistët i mbanin pengjët.
Ambasadori i Saudisë në Uashington, Princi Bandar bin Sultan, deklaroi se 7 pengjët amerikanë janë liruar, ndërsa ambasadori i Filipineve në Arabinë Saudite Bahnarim Guinomla tha se tre pengj filipinas janë vrarë.
Dje militantët hapën zjarr ndaj selive të disa kompanive të naftës, me ç'rast vranë 10 njerëz, përfshirë të huaj. Më pas, të armatosurit hynë në një shtëpi luksoze dhe i morën pengjët.
Përgjegjësinë për sulmin e morën Brigadat al-Quds, grup i ndërlidhur me rrjetin terrorist Al-Kaida.
XS
SM
MD
LG