Ndërlidhjet

logo-print

KHOBAR/ARABIA SAUDITE


Forcat komando të Arabisë Saudite i dhanë fund dramës së pengjve në qytetin lindor Khobar duke shpëtuar shumicën e 50 të huajve, që ishin rrëmbyer nga militantët e dyshuar të Al-Kaidës.
Policia saudite nuk konfirmoi sa pengj janë vrarë, por tha se dy udhëheqësit e rrëmbyesve janë kapur ndërsa dy rrëmbyes janë vrarë.
Operacioni i lirimit filloi mëngjesin e sotëm pasi helikopterët ushtarakë sauditë i lëshuan forcat speciale në pullazin e ndërtesës ku ekstremistët i mbanin pengjët.
Londra konfirmoi vdekjen e një britaniku, Roma të një italiani, kurse ambasadori i Filipineve në Arabinë Saudite tha se janë vrarë edhe 3 pengj filipinas.
Dje militantët hapën zjarr ndaj selive të disa kompanive të naftës, me ç'rast vranë 10 njerëz, përfshirë të huaj. Më pas, të armatosurit hynë në një shtëpi luksoze dhe i morën pengjët.
Përgjegjësinë për sulmin e morën Brigadat al-Quds, grup i ndërlidhur me rrjetin terrorist Al-Kaida.
Qeveritë e Egjiptit dhe Sirisë i kanë dënuar sulmet e militantëve islamikë në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG