Ndërlidhjet

KHOBAR/ARABIA SAUDITE


22 persona kanë humbur jetën si pasojë e krizës së pengjeve në qytetin e Khobarit në Arabinë Saudite, derisa forcat komando shpëtuan shumicën e 50 të huajve, që ishin rrëmbyer nga militantët e dyshuar të Al-Kaidës.
Gjithashtu janë vrarë dy udhëheqësit e rrëmbyesve derisa janë kapur dy të tjerë.
Operacioni i lirimit filloi mëngjesin e sotëm pasi helikopterët ushtarakë sauditë i lëshuan forcat speciale në pullazin e ndërtesës ku ekstremistët i mbanin pengjet.
Londra konfirmoi vdekjen e një britaniku, Roma të një italiani, kurse ambasadori i Filipineve në Arabinë Saudite tha se janë vrarë edhe 3 pengje filipinas.
Dje militantët hapën zjarr ndaj selive të disa kompanive të naftës, me ç'rast vranë 10 njerëz, përfshirë të huaj. Më pas, të armatosurit hynë në një shtëpi luksoze dhe morën pengje.
Përgjegjësinë për sulmin e morri Al-Kaida përmes një audiokasete të bërë publike në një faqe interneti.
Qeveritë e Egjiptit dhe Sirisë i kanë dënuar sulmet e militantëve islamikë në Arabinë Saudite. Qeveria britanike tërhoqi vëmendjen për më shumë sulme të këtij lloji në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG