Ndërlidhjet

BAGDAD


Mosmarrëveshjet politike për emërimin e presidentit të ri të Irakut në mes të autoriteteve të koalicionit amerikan, Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit Vetqeverisës të Irakut kanë bërë që të shtyhet takimi i sotëm për këtë çështje. Këshilli qeverisës mbështet Ghazi Ajil al Yawarin , ndërkaq ndërkombëatrët mbështesin ish ministrin e jashtëm Adnan Pachachin. Mahmoud Othman, një anëtar kurd i Këshillit Qeverisës akuzoi autorititetet ndërkombëtare se duan t'ia imponojnë kandidatin e tyre Këshillit Qeverisës.
Nga ana tjetër të paktën dy persona kanë vdekur dhe rreth 20 janë plagosur pas shpërthimit të një autobombe në Bagdad. Ndërkohë nga luftimet e mbrëmshme mes përkrahësve shiit të klerikut Moqtada al Sadr dhe forcave amerikane janë vrarë 2 ushtarë amerikanë dhe 20 militantë.
XS
SM
MD
LG