Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush mirëpriti formimin e qeverisë së re të Irakut, duke e quajtur si një hap të madh drejt Irakut të lirë. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Bush tha se roli kryesor i udhëheqjes së re të Irakut do të jetë përgatitja e vendit për zgjedhjet kombëtare, që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm:
"Emërimi i qeverisë së re na sjell një hap më afër realizimit të ëndrrës së miliona irakienëve- një komb me sovranitet të plotë, me qeveri përfaqësuese që mbron të drejtat dhe u shërben nevojave të tyre", tha Bush. Ai me këtë rast mohoi se ka pasur ndikim në zgjedhjen e qeverisë :
"Nuk pata kurrfarë roli. Dikush rastësisht ka thënë se ky person ose tjetri mund të jetë interesant, por unë nuk pata rol në zgjedhjen e tyre," tha Bush. Ai tha se për sigurinë e Irakut, pret që qeveria e re të mbështetet në forcat e koalicionit. Bush parashikoi vazhdimin e dhunës nga kryengritësit, që sic tha ai duan ta pengojnë shfaqjen e një Iraku demokratik.
XS
SM
MD
LG