Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Republika Ceke ka bërë të ditur se ka paraqitur kandidaturën e zëvendësministrit të jashtëm Peter Kolar, për postin e shefit të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Kandidatura i është dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan.
Njëherësh mediat vendore kanë njoftuar se Cekia është e interesuar të marrë komandën e një operacioni të NATO-s në Ballkan, prandaj ka paralajmëruar tërheqjen e trupave të saj nga Iraku.
Gjithnjë sipas mediave ceke, gjasat më të mëdha janë për marrjen e drejtimit të 700 trupave të KFOR-it në verilindje të Kosovës. Kryeministri cek, Vladimir Spidla ka paralajmëruar se në samitin e NATO-s në Stamboll, Cekia do shkojë duke pasur Ballkanin si përparësi të politikës së saj, pasi qëndrueshmëria e rajonit ndikon drejtpërsëdrejti në sigurinë e Republikës së Cekisë.
XS
SM
MD
LG