Ndërlidhjet

UASHINGTON


Drejtori i CIA George Tenet ka dhënë sot dorëheqje. Dorëheqjen e tij e bëri publike presidenti amerikan George Bush. CIA ka qenë në qendër të kritikave këto ditë për shkak të, sic thuhet paaftësisë në përgatitjen e luftës në Irak dhe mosparandalimin e sulmeve të 11 shtatorit.
Bushi lavdëroi Tenetin, i cili do të lë punën për një muaj dhe e quajti lider të fortë dhe të vendosur.
"Ai më tha se po jep dorëheqje për arsye personale. Unë i thashë se më vjen keq, që ai po shkon. Ai ka bërë punë të shkëlqyer në emër të popullit amerikan", tha Bush.
Zëvendësi i Tenetit, John McLaughlin do të jetë ushtrues detyre i drejtorit të CIA-së, derisa Bush ta gjejë zëvendësimin. Tenet qe emëruar në këtë post më 1997, nga presidenti i atëhershëm Bill Clinton.
XS
SM
MD
LG