Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur(ICMP) sot ka filluar fushatën për sensibilizimin e mbledhjes së mostrave të gjakut të anëtarëve të familjeve të personave të zhdukur gjatë konflikteve në vitet '90 në rajonin e ish-Jugosllavisë.
Faza e parë e fushatës do të përqëndrohet në Suedi, Gjermani dhe Austri ku jetojnë familjarë të personave, që konsiderohen të zhdukur.
Edhe kryeministri Bajram Rexhepi, u bëri thirrje familjarëve të personave të zhdukur që të japin mostrat e gjakut në mënyrë që procesi i identifikimit të personave të zhdukur të ecën më shpejt.
XS
SM
MD
LG