Ndërlidhjet

ROMË


Papa Gjon Pali i Dytë i tha presidentit amerikan George Bush se ngjarjet e fundit të mjerueshme në Irak e kanë trazuar ndërgjegjen fetare të botës.
Prononcimi i Papës iu referua abuzimeve të të burgosurve irakienë nga ushtarët amerikanë në Irak.
Papa gjithashtu u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara ta sigurojnë kthimin e shpejtë të sovranitetit në Irak.
Presidenti amerikan i dorëzoi Papës Gjon Palit të Dytë Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimin më të lartë civil amerikan.
"Shtetet e Bashkuara e nderojnë këtë bir të Polonisë, i cili u bë peshkop i Romës dhe hero i kohës sonë. Në emër të popullit amerikan, Shenjtëria Juaj, do të kem nderin nëse e pranoni këtë Medalje të Lirisë", tha presidenti amerikan.
Bushi gjendet në Itali me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të Romës nga forcat aleate.
Vizita e presidentit amerikan në Romë u përcoll me parakalimin e mijëra protestuesve anti-amerikanë, që u zhvillua nën mbikqyrjen e rreptë të mijëra policëve.
XS
SM
MD
LG