Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm i Irakut Iyad Allawi u bëri thirrje irakienëve të bashkohen kundër terrorizmit, dhe e mbështeti praninë e trupave të huaja në vend.
Në fjalimin e parë televiziv, Allawi tha se forcat ndërkombëtare të prira nga Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë sigurinë e Irakut, pasi vendi të marrë sovranitetin në 30 qershor.
"Goditja e forcave ndërkombëtare nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, për t'i detyruar të largohen, do të shkaktonte katastrofë të madhe në Irak, sidomos para përfundimit të ndërtimit të institucioneve të sigurisë dhe ushtrisë", tha Allawi.
Fjalimi u mbajt në kohën kur Allawi përballet me kritikat e klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr, i cili kabinetin e cilësoi jolegjitim.
Në Bagdad, sot u vranë 5 ushtarë amerikanë, ndërsa në Najaf dhe Qerbela vazhduan përpjekjet për armëpushim me milicitë shiite.
Ushtria amerikane e shpalli arrestimin e Umar Baziyani, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Abu Musab al-Zarqawit, të dyshuarit kryesor për sulmet ndaj civilëve dhe forcave amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG