Ndërlidhjet

PEKIN


Rreth 80 mijë njerëz me qirinj në duar në Hong Kong e përkujtuan 15 vjetorin e masakrës në Sheshin Tienamen.
"Shpresa jonë nuk janë vetëm ndezja e qirive në Hong Kong. Shpresojmë t'i ndezim edhe në Sheshin Tienamen në Pekin, për t'i përkujtuar ata që u flijuan për demokracinë", tha Lee Cheuk-yan, njëri nga pjesëmarrësit.
Tubime më të vogla u mbajtën edhe në Tajvan, ish koloninë portugeze Macao dhe në Uashington.
Policia në Pekin ishte në gjendje të lartë gatishmërie dhe arrestoi disa njerëz në sheshin qendror, ku në 4 qershor 1989, në përleshjet me trupat u vranë qindra protestues. Autoritetet komuniste të Kinës nuk lejuan kurrfarë përkujtimi publik të masakrës.
XS
SM
MD
LG