Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ashpër e ka dënuar vrasjen e të riut serb në Graçanicë. Në një konferencë për shtyp në Beograd ai ka thënë se kjo vrasje paraqet vërejtje të madhe për Bashkësinë ndërkombëtare që më seriozisht të angazhohet në zgjidhjen e krizës së Kosovës dhe të krijoj siguri për serbët dhe për joshqiptarët e tjerë në Kosovë. Kryetari i qendrës koordinuese të Serbisë për Kosovën, Nebojsha Çoviq ka thënë se vrasja e të riut serb në Graçanicë është porosi për përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana i cili të hënën do ta vizitoj Prishtinën.
XS
SM
MD
LG