Ndërlidhjet

SARAJEVË


Kryministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka deklaruar se shqiptarëve të Kosovës, pa kurrfarë arsyetimi, para katër muajsh u është ndaluar hyrja në Bosnjë Hercegovinë pasi autoritetet e këtij vendi i konsiderojnë të pavlefshme pasaportat e Unmikut. Për këtë veprim zoti Rexhepi ka thënë se qeveria e Kosovës nuk është informuar zyrtarisht dhe se nga autoritetet e Bosnjë Hercegovinës nuk është dhënë shpjegim zyrtar. Këto komente zoti Rexhepi i ka bërë për gazetën sarajevase, "Dnevni Avaz". Kryeministri i Kosovës mëtutje ka thënë se "ne e dimë se qeveria e Serbisë dhe e Malit të Zi ka bërë presion dhe ka kërkuar nga Bosnjë Hercegovina që pasaportat e Unmik-ut të mos pranohen". Lidhur me këtë çështje përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës i janë drejtuar përfaqësuesit të lartë, Pedi Eshdaun, por ende nuk kanë marrë përgjigjje. Kryesuesi i Këshillit të ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Adnan Terziq ka thënë se nuk e ka ditur se Shërbimi kufitar shtetëror i Bosnjë Hercegovinës ka marrë vendim për ti mos pranuar pasaportat e Unmik-ut.
XS
SM
MD
LG