Ndërlidhjet

PARIS


Presidenti i Francës, Jacque Chirac shprehu sot falënderim për sakrificat e Shteteve të bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka thënë se Franca nuk do ti garroj këto sakrifica. Këto komente zoti Chirac i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin amerikan, George Bush. Duke folur lidhur me çështjen e Irakut, presidenti francez tha se ai shpreson se një marrëveshje do të mund të arrihej "brenda disa ditëve të ardhshme" lidhur me një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara. Presdienti amerikan, George Bush tha se trupat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara do të mbeten në Irak me kërkesën e qeverisë së re të përkohshme të Irakut.
XS
SM
MD
LG